Spasovski sqaron marrjen e kompetencave në MPB

Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski sot me një telegram të ri i informoi të punësuarit në MPB në çka ka të bëjë letra e tij e djeshme me të cilën ndaluan të vlejnë autorizimet nga ish-ministrat për personat udhëheqës në Ministri.

“Në lidhje me telegramin nr.131-60 nga 12.11.2015, me të cilin ndalohen të vlejnë autorizimet nga ministrat e punëve të brendshme të cilët kanë udhëhequr me Ministrinë e Punëve të Brendshme deri në ditën e sjelljes së Vendimit të theksuar për zgjedhjen e anëtarëve të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, informoj se i njëjti ka të bëjë për të gjitha ndërprerjet e autorizimeve, përveç autorizimeve për sjelljen e vendimeve, akteve tjera administrative dhe dokumente në punë administrative, autorizime për pranim dhe regjistrim të akteve në rregullore dhe regjistër dhe autorizime për të pasur në dorë vula, të cilat do të vlejnë deri në sjelljen e vendimeve të reja për transmetimin e lëndëve të autorizimeve”, thuhet në telegramin që e publikojnë mediat.

Telegrami është drejtuar deri te udhëheqësit e të gjitha njësive organizative  në selinë e Ministrisë, Byronë për siguri publike, shërbimet qendrore policore, të gjithë sektorët për punë të brendshme, Drejtoria për siguri dhe kundërzbulim dhe të gjithë sektorët në Drejtorinë për siguri dhe kundërzbulim në territorin e Republikës së Maqedonisë.

Në funksionin e ministrit të Punëve të Brendshme, Spasovksi u zgjodh ditën e mërkurë, si kuadro e propozimit të LSDM-së opozitare, pas votimit të ligjeve që dolën nga Marrëveshja e Përzhinos për tejkalimin e krizës politike.

Pas publikimit të telegramit të parë nga Spasovski, u përgjigj LSDM-ja me qëndrim se autorizimet e MPB-së janë marrë që të pengohen keqpërdorimet. VMRO-DPMNE-ja qeveritare megjithatë vlerësoi se Spasovski ka filluar me zbatimin e politizimit të MPB-së, sipas drejtimeve partiake dhe se në mbrojtje të çdo vendimi të ri janë publikuar kumtesa partiake nga LSDM-ja.

Loading...