Shënohet një vit kur Prokuroria Speciale ngriti 17 paditë e fundit deri tek gjykata penale kundër 94 personave dhe 7 ndërmarjeve. Nga paditë e ngritura, janë shqiptuar 9 dënime të plotfuqishme me kusht dhe 3 dënime me burg që akoma nuk kanë hyrë në fuqi.
Lënda e parë e PSP-së që gjatë 2017-ës fitoi gjykim të shkallës së parë është lënda për shkatërrimin e shkrimeve për përgjim ‘Fortesa 2’. Por gjyqi I Apelit para një muaji shfuqizoi aktgjykimin për drejtuesin e drejtorisë së pestë Goran Grujevski, dhe gjykimi për të do të rinis në vjeshtë. Dënimet e shqiptuara janë të plotfuqishme vetëm për gjashtë nëpunëset e DSK-së, të cilat u dënuan me privim të kushtëzuar nga liria.
Vendime të plotëfuqishme gjyqësore ka edhe për rastin ‘Dhuna’, ku Tomisllav Llazarov dhe Jordan Ristevski pranuan fajin dhe gjithashtu morrën dënime me kusht. Vitin e shkuar fajin pranoi edhe nëpunësja në DSK Elena Xhilanova e ngarkuar në rastin ‘Fortesa-Target’, e cila u dënua me kusht.
Aktgjykime që akoma nuk kanë hyrë në fuqi ka për lëndët ‘Tanku’ ku ish kryeministri Nikolla Gruevski dhe ndihmës ministri Gjoko Popovski, u dënuan me burg. Popovski u dënua me burg edhe për lëndën ‘Treqind’ për furnizimin e veturave policore. Aktgjykim që pritet të hyjë në fuqi ka edhe për lëndën ‘Tifani’, ku me kusht u dënua gazetarja Ivona Talevska pasi pranoi fajin.
Për lëndën më të vjetër të PSP-së ‘Dhuna në qendër’ ende nuk ka vendim gjyqësor. Gjykimi filloi para dy viteve dhe është akoma në fazën e prezantimit të dëshmive. Edhe pse ende nuk ka zgjidhje për statusin e kësaj prokurorie, që të ngrisë padi të reja, nga ekipi i Katica Janevës thonë se janë hapur hetime të reja për një pjesë të lëndëve sikurse ‘Talir’, ‘Tabela’, ‘Shërbimet e huaja’, Drumarina’, ‘Rengen’, ‘Producent’, ‘Liderët’, ‘Tarifa 2’, ‘Transportuesi2’.
Në propozim strategjinë për reforma të gjyqësorit në periudhën 2017-të- 2022, shkruan se PSP do të fitojë kompetenca të zgjeruara dhe do të hap lëndë penale të profilit të lartë të korrupsionit. Thuhet që PSP të fitojë autonomi në kuadër të prokurorisë publike, por ndryshimet ligjore akoma nuk janë miratuar.

Loading...