“Speciallci” i plagosur në Vaksincë përballë UÇK-së pritet të emërohet drejtor i Policisë së Maqedonisë“?!

Zoran Jovanovski i njohur me nofkën Çelik pritet të emërohet në postin e drejtorit të Byrosë së
Sigurisë Publike (BSP) apo policisë së Maqedonisë, shkruan “Fokus”.
Sipas të dhënave të publikuara, ai konsiderohet një profesionist në MPB, që ka kryer poste të larta,
duke qenë edhe në njësinë speciale.
Jovanovski pritet të vjen në vend të drejtorit të deritanishëm Llaze Velkovski, pas skandalit me
makinën zyrtare “Jepp”, të shfrytëzuar për pushime në Greqi nga vajza e tij.
Jovanovski që mban postin e gjeneralit policor dhe që është në pension nga viti i kaluar tashmë
pritet vetëm të zyrtarizohet dhe se ka marrë pëlqimin, duke u vlerësuar si profesionist.
Ai para shkuarjes në pension ka qenë kryeshef në Njësinë për raportim dhe komandim. Një dekadë
ka punuar si polic në njësinë speciale, por duke mbajtur poste të larta. Ai ishte pjesëmarrës në
konfliktin e vitit 2001, ku ka qenë i plagosur në luftimet në Vaksincë përballë UÇK-së. Ai sipas disa
portaleve maqedonase ka autoritet në MPB. (INA)

Loading...