Njësitet e ndërhyrjes së shpejt të MPB-së mbrëmë kanë kryer kontrolle në disa lokale të natës në Shkup. MPB ka theksuar se kontrollet janë të rregullta dhe se janë legjitimuar persona në kuadër të aktiviteteve të rregullta policore, infomon INA.
Por disa portale kanë shkruar se policët e armatosur me armë automatike kanë ndërhyrë në mënyrë jo të hijshme ku kanë kërkuar që të fiket muzika në disa lokale, me arsyetimin se do të kryhet kontrolli dhe legjitimi i të pranishmëve, në raste të selektuara.
Sipas këtyre portaleve, qytetarët në rrjetet sociale kanë shprehur revoltë ndaj kësaj sjellje policore, ndërsa jozyrtarisht thuhet se është arrestuar pronari i një lokali të natës, i cili ashpër ka reaguar ndaj këtij aksioni policor. (INA)

Loading...