Spektakël i Harden: 46 pikë dhe Clippers në tapet

Houston Rockets fitojnë supersfidën përballë Los Angeles Clippers me rezultatin 109-105 në NBA-in amerikan. Suksesi erdhi falë paraqitjes së shkëlqyer të James Harden.

Mjekra mbetet lojtari më i rëndësishëm për Rockets, duke realizuar plot 46 pikë. Për Clippers, ku Chris Paul mungonte për shkak dëmtimi, nuk mjaftuan 35 pikët dhe 11 topat e rikuperuar nën kosh nga Blake Griffin.

Një tjetër paraqitje e shkëlqyer ishte ajo e Andreë Wiggins, në suksesin 102-93 që Minnesota Timberëolves realizoi përballë Chicago Bulls në kohën shtesë. Ylli i basketbollit kanadez shfaqi të gjithë repertorin ofensiv dhe e mbylli sfidën me 31 pikë të shënuara.

Vazhdon ecuria e jashtëzakonshme e Golden State Warriors, që mbetet e vetmja skuadër e pamposhtur në të gjithë Ligën, falë fitores 103-94 ndaj Sacramento Kings.

Në një sfidë më të ekuilibruar se zakonisht në fazën ofensive, Stephen Curry ishte sërish pikashënuesi kryesor, me 24 pikë dhe 6 rikuperime nën tabelë, i ndjekur nga Klay Thompson me 18 dhe Andre Iguodala me 14 pikë.

Në anën tjetër, vazhdon ecuria jo e mirë e New Orleans Pelicans, që mbeten skuadra e cila nuk ka arritur asnjë fitore, ashtu si Brooklyn Nets e Philadelphia 76ers. Pavarësisht 25 pikëve të Anthony Davis, skuadra nga Louisiana u mposht 107-98 nga Dallas Mavericks, me suksesin e këtyre të fundit që kishte si protagonistë Deron Ëilliams me 19 pikë dhe Dirk Noëitzki me 18.

Loading...