Ishte pikërisht ai, që vrau shpresat e verdhekuqve për të synuar Champions Leaguen, që në ndeshjen e parë gjysmëfinale, të luajtur në ‘Anfield Road’. Sulmuesi egjiptian zhbllokoi rezultatin me një gol fantastik në minutën e 36’, ndërsa në të 45-ën dyfishoi shifrat pas një kundërsulmi të nisur nga ai vetë.

Gjithsesi Salah nuk u ndal me kaq, pasi në pjesën e dytë asistoi dy herë për shokët e skuadrës Sane e Firminho, që shënuan edhe dy herë të tjera për ‘The Reds’, ndërsa pikërisht sulmuesi brazilian që çoi rezultatin në 5-0.

Duhet përmendur, se përveç egjiptianit, edhe Firminho ishte një protagonist i padiskutueshëm në këtë sfidë, pasi ashtu si Salah, shënoi dy gola dhe asistoi dy herë të tjera.

Më pas, zëvendësimi i Salah me Ings, bëri që verdhekuqtë të merrnin zemër dhe të hidheshin në sulm, duke gjetur dy gola brenda 4 minutash, fillimisht me anë të Dzekos dhe më pas me anë të Perottit me 11-metërsh, duke ngushtuar disi diferencën.

Pas vërshëllimës së 3-fishtë të gjyqtarit kryesor, tabela fiksonte rezultatin 5-2, që tregon se Liverpooli është tashmë me një këmbë në finalen e Kievit, por Roma mund të shpresojë, për sa kohë që ka ende të freskët precedentin me Barcelonën.

Loading...