Sport

Spirovski:Në Tetovë për fitore!

sefan

Me derbin e madh mes Shkëndijës dhe Vardarit, të shtunën (sot) nis kampionati i 26-të i Maqedonisë në futboll.

Skuadrat në fjalë edhe sivjet janë kandidatë për titullin e kampionit.

Interesante është se të dy ekipet gjatë javës së ardhshme i presin ndeshje të vështira në Europë, Shkëndija kundër Milanit të madh, kurse Vardari përball gjigandit turk Fenerbahce.
“Sikur në cdo ndeshje ashtu edhe në këtë derbi Vardari shkon për fitore. Shkëndija me paraqitjet e saja në Europë tregoi se ka ekipë cilësore. Pres që Vardari të jap maksimumin dhe të fitojmë në këtë derbi në Tetovë”, deklaroi Stefan Spirovski, mesfushori i Vardarit. Ndeshja Shkëndija-Vardar do të luhet sot me fillim prej orës 17:00, në stadiumin e qytetit në Tetovë./lajm

To Top