Hyrje | Sport | Prekazi: Jam gati për Renovën

Prekazi: Jam gati për Renovën

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Ndonëse është i angazhuar në federatën e futbollit të Kosovës, si përzgjedhës i Kombëtares U21 të Kosovës, Rafet Prekazi, me kënaqësi do të pranonte ofertën e drejtuesve të Renovës për të drejtuar këta të fundit në kampionatin e Maqedonisë në futboll. Në një bisedë për “Lajm”, ai ka pranuar se për interesimin e bardhekaltërve nga Xhepçishit ka kuptuar përmes medieve, dhe se kontakte të drejtpërdrejta nuk ka pasur.  

“Fillimisht çdo respekt për Renovën e Tetovës, e cila viteve të fundit ka bërë emër në futbollin e Maqedonisë, duke fituar titullin e kampionit dhe duke luajtur në Evropë. Kjo do të thotë se bëhet fjalë për një ekip me përvojë, me lojtarë cilësor dhe me një sponsor të fuqishëm. Unë me Renovën s’kam pasur ndonjë kontakt, por nëse ata janë të interesuar, atëherë mund të bisedohet edhe në këtë temë, edhe pse jam i angazhuar te reprezentacioni i U21 të Kosovës. Jam i gatshëm të pranojë një sfidë të tillë”, tha në bisedën telefonike për “Lajm”, Rafet Prekazi, ish-lojtari i gjeneratës së artë të KF Prishtina, sot trajner i mirënjohur. 

Ai shtoi se nuk do ta kishte problem të udhëheq Renovën në kampionatin e Maqedonisë, i cili do të nisë të shtunën. 

“Jo, aspak. Unë edhe në të kaluarën kam qenë në Maqedoni, duke drejtuar Shkëndijën e Tetovës, që do të thotë se e njoh mirë mentalitetin e futbollit tek ju atje. Pastaj kur luhen derbit në Maqedoni unë vijë dhe i shikoj ato ndeshje derbi. Tash së fundi isha në Shkup ku ndoqa ndeshjen Shkëndija – Partizani. Te Renova njoh numër të madh të lojtarëve dhe kur ke përballë një klub i cili është mirë i organizuar, atëherë s’është problem ta drejtosh”, theksoi ai. 

Në ditët në vijim mbetët të shihet nëse kryesia e Renovës do të vendos të angazhojë Prekazin për trajner të ri, ose këtë detyrë do t’ia besoj trajnerit aktual Bujar Islami.


Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst
Vlerëso tekstin
0