Hyrje | Sport | Pas Kumanovës, Liria pret fitore të re

Pas Kumanovës, Liria pret fitore të re

image

Sekretari i klubit të basketbollit “Liria” nga Shkupi, Nagib Fetai, pret që skuadra e tyre të shfrytëzojë maksimalisht atmosferën e krijuar pas fitores të shënuar fundjavën e kaluar kundër Kumanovës.

Liria fundjavën e kaluar triumfoi në udhëtim ndaj ekipit “Kumanovo” me rezultatin 78-79.

“Na duhet të përdorim atë shkëlqim të fitores kundër Kumanovës. Unë jam i mendimit se do të shënojmë një fitore standarde kundër ‘Strumicës’, jo pse kjo e fundit javën që shkoi humbi në shtëpi nga ‘Kozhuv’, por mendoj se për momentin jemi skuadër më e mirë dhe më në formë. Pastaj luajmë edhe në terrenin tonë dhe para tifozëve tanë që do të thosha është një plus i madh për basketbollistët e Lirisë”, deklaroi për “Lajm”, Fetai, i cili për ekipin mysafir tregoi se i janë larguar dy lojtarë të formacionit të parë, ndërsa për dy të ardhurit nuk kanë ndonjë informacion se për çfarë lojtarësh bëhet fjalë.  

Ndeshja Liria – Strumica do të zhvillohet të shtunën në sallën sportive “Dituria” në Saraj me fillim prej orës 18:30 minuta.

Në renditjen tabelore “Liria” është e dyta me 17 pikë, “Strumica” e pesta me dy pikë më pak, ndërsa tabelës i prinë “Kozhuv” me 18 pikë.

Ndeshjet, java e 11-të:

Liria-Strumica (e shtunë, ora 18:30)

Feni Industri-Kumanovo (e shtunë, ora 19:00)

Rabotnicki-Pelister Sport (u luajt të premten)

Kozhuv-Vardar (u luajt të premten)

 

Renditja: Kozhuv 18, Liria 17, Feni Industri 17, Kumanovo 16, Strumica 15, Rabotnicki 14, Vardar 12, Pelister Sport 11 pikë.

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst