Ibishi: Shaqiri s’është më trajner i Shkëndijës
Artim Shaqiri më nuk është trajner i Shkëndijës. Këtë lajm e bën të ditur kryetari i ri i kuqezinjve nga Tetova, Idriz Ibishi, i cili për “Lajm” tha: “Po, Artimi nuk është më trajner i Shkëndijës. Arsyet e shkarkimit le t’i tregoj ai më mirë vetë. Ndërsa, për trajner të ri ende nuk kemi vendosur se kush do të jetë, pasi në kombinim janë disa trajner, përfshirë edhe Nexhat Shabanin. Nga e hëna ka mundësi të mësohet emri i ri i trajnerit”. Shkëndija është kthyer nga përgatitjet njëjavore në Durrës, kurse të dielën prej orës 12:00 zhvillon një miqësore për nder të 5-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës me KF Shkupin në stadiumin e këtij të fundit.
Te fundit - Sport
Më të lexuara
Më të komentuara



Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj