Hyrje | Sport | Rrufeja s’mundi ta djeg “Korzo”-n

Rrufeja s’mundi ta djeg “Korzo”-n

image

Klubi i futbollit Rrufeja ka zvilluar edhe një ndeshje pa fitues. Ky është barazimi i tretë i miletinasve në tre ndeshjet e fundit. Në Prilep, ekipi shqiptar është ndarë me “Korzon” me rezultatin e barabartë 1-1, në ndeshje tipike kampionale të ligës së dytë, në të cilën nuk kanë munguar rastet. Të parët në epërsi erdhën mysafirët me golin e Osmanit në minutën e 20-të me një gjuajtje precize, kurse vendasit barazojnë përmes Geshovskit për rezultatin përfundimtar 1-1.

Skuadra e Vrapcishtit humbi në duelin me Miravcin me rezultat 2-0 në fushën e kësaj të fundit.

Ndërkohë, favoritët tjerë për kreun e renditjes, Skopje, Makedonija GJP dhe Euromilk shënuan fitore të sigurta në javën e 21-të të ligës së dytë të futbollit vendor. Pretendenti tjetër për titullin e kampionit, Gostivari, ndeshjen e tij e luan, të dielën, në Prilep kundër 11 Oktomvrit. Objektivi i gostivarasveë është fitorja.

Rezultatet

Miravci-Vrapcishti        2-0

Babi-Novaci                   1-1

Skopje-Maxhari Sol.      2-0

Lokomotiva-Pobeda J.   4-1

Makedonija GJP-Tikvesh 3-0

Korzo-Rrufeja                1-1

Euromilk-Ohrid             3-0

 

(e diel)

11Oktomvri-Gostivar

Renditja: Skopje 46, Makedonija GJP 45, Euromilk 42, Gostivar  41 (-1)...    

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh: