Pajtim Kasamin: Largohem nga Lazio, shkoj te Palermo
Pritje madhështore iu është bërë heronjve të U17 të Zvicrës, pas kthimit nga Botërori i të rinjve në Nigeri, ku rrëmbyen titullin e botës në futboll, për herë të parë në historinë e tyre. Padyshim një kontribut shumë të madh në këtë sukses historik të helvetikëve ka dhënë edhe treshja shqiptare, Frederik Veseli, Granit Xhaka dhe Pajtim Kasami. Ky i fundit në një bisedë telefonike për “Lajm” rrëfen për atmosferën që kishte mbretëruar në Zvicër pas triumfit në Botëror, ofertat që i kanë arritur këtyre ditëve dhe mundësinë për të braktisur Lazion. Ai gjithashtu tregon se përfundimisht ka vendosur të luaj për Zvicrën.
Lajm: Pajtim, si u pritët në Zvicër, pasi u shpallët kampion bote për U17?
Kasami: Pritja ka qenë fantastike, sepse e tërë Zvicra ishte ngritur në këmbë. Në aeroportin e Zurichut kishin dal një numër i madh i njerëzve, të cilët ishin të entuziazmuar për suksesin e arritur. Në atë grumbull të njerëzve kishin dal edhe familja ime e ngushtë. Me një fjalë është shumë e vështirë të përshkruhet, sepse thjeshtë ishte diçka e paparë.
Lajm: E keni pritur se do të triumfoni në Nigeri?
Kasami: Të them të drejtën jo. Ambiciet tona nuk kanë qenë titulli i kampionit. Atje shkuam për të bërë futboll të mirë dhe vetëm kaq. Mirëpo, pas fitores ndaj Brazilit në grupe, ambiciet tona dukshëm u rritën dhe më pas filluam të mendojëm edhe për titullin. Pastaj pasuan fitoret ndaj Meksikës (shënoi gol), Gjermanisë e kështu me radhë. Finalja ishte dicka e vecantë, sepse arritëm ta mundim nikoqirin e botërorit, Nigerinë.
Lajm: Cilat janë tani planet tua. Mendoni të ktheheni në Lazio, apo...?
Kasami: Ende jam në Zvicër, duke festuar. Mirëpo, tani kam shumë oferta nga klube të ndryshme të Anglisë dhe Italisë. Këto dy ditë duhet të vendosi se çka duhet të bëjë. Lazion sigurisht do ta braktisi dhe shanset janë të shkoj në Palermo. Menaxheri më thotë që duhet të fillojë të luaj në Serie A, sepse me Lazion ende nuk kam asnjë ndeshje zyrtare në Ligën e parë. Pra, lehtë mund të ndodhë të firmos për Palermon.
Lajm: Dhe në fund keni vendosur se për cilën Kombëtare do të luani?
Kasami: Po, përfundimisht do të luaj për Zvicrën. Kështu kam vendosur.
- Greqia përballet me masa të reja financiare
- Jeremiç: Nuk do ta lejojmë humbjen e Kosovës
- Behrami: Spanja nuk është e pathyeshme
- Në vigjiljen e 100 vjetorit të Kongresit të dytë të Manastirit
- A e shqetëson Maqedoninë largimi i shqiptarëve pas liberalizimit të vizave?
- Maqedonia vs. Greqia
- Politikanët janë shkaktarët e shpërnguljeve
- Përmes ngritjes së busteve, deri tek rejtingu partiak!
- KE paguan biletën hyrëse për anëtarësim
- O të mjerë dilni nga ai koalicioni qeveritar që burgos e vret shqiptar! (57)
- Si ta mbrosh “Abazin” nga Ali Ahmeti (46)
- Politikanet shqiptar te terur nga pushteti maqedonas (45)
- Partia e shtatë… ! (42)
- Harun Aliu, viktima e katërt në incident (41)
- Lirim Jakupi dhe Fatos Alija të vrarë në Radushë? (38)
- Përleshje në Radushë, vriten 4 shqiptarë (36)
- Atdheu qe të ekzekuton (34)
- Kah vetvetja (33)
- Veliu kalon deputet i pavarur? (32)


Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj