Hyrje | Sport | Brazil, gjyqtari vret me thikë lojtarin, masakrohet nga tifozët

Brazil, gjyqtari vret me thikë lojtarin, masakrohet nga tifozët

image

Ajo që duhet të ishte një ndeshje normale futbolli në Brazil është kthyer në një tragjedi të paprecedentë, ku një lojtar dhe gjyqtari i ndeshjes u vranë. 

Incidenti ndodhi në një ndeshje të një lige amatore në qytetin Pius XII në Maranhao. Gjithçka nisi kur gjyqtari Octavio Jordan Silva, ndëshkoi me kartonin e kuq futbollistin, Josenir dos Santos Abreu.Ky i fundit, në vend që të dilte nga loja,  sulmoi gjyqtarin fizikisht. Gjyqtari kishte edhe një thikë me vetë, të cilën nuk ngurroi ta përdorte, duke e plagosur rëndë futbollistin. Ky i fundit u dërgua në spital në gjendje të rëndë.

Tifozët që ishin të pranishëm arritën të kapnin gjyqtarin e ndeshjes, duke e marrë peng. Kur mësuan lajmin se futbollisti humbi jetën në spital, tifozët e torturuan gjyqtarin deri në vdekje, duke i prerë kokën dhe gjymtyrët. Policia ka identifikuar tre persona përgjegjës për vrasjen e gjyqtarit dhe tashmë ka nisur operacionet për kapjen e tyre. 

Brazili vitin e ardhshëm pritet të organizojë Kupën e Botës 2014, në një kohë kur vendi zien nga trazirat sociale dhe protestat e dhunshme antiqeveritare./Shekulli Online/

LAjm 9 vite me ju

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh: