Ibraimi debutoi në Bundesligë
Në xhiron e 21-të të Kampionatit gjerman, në ndeshjen e Schalke 04 kundër ekipit të Freiburgut, e cila përfundoi me rezultat baras 0:0, lojtari shqiptar nga Maqedonia, Besart Ibraimi ka debutuar në minutën e 77-të, duke zëvendësuar lojtarin Chrostof Moritz. Gjatë kësaj periudhe, ai e ekzekutoi një gjuajtje nga këndi, por edhe kjo nuk ndikoi në rezultatin përfundimtar. Gazetat gjermane kanë shkruar se as Ibraimi nuk mundi të ndryshoj diçka në favor të skuadrës së tij dhe u deshën të kënaqen me një pikë. Në një deklaratë ekskluzive për "Lajm", Besarti ka pohuar: "Jam shumë i lumtur që mu dha rasti të debutoj për ekipin e Schalke 04. E falënderoj shumë trajnerin, i cili më ofroi këtë mundësi, duke dëshmuar besimin e tij tek unë. Për disa minuta lojë, nuk pata fat që të jem shpesh në kontakt me topin, me përjashtim të një gjuajtje nga këndi. Gjatë kësaj kisha emocione të mëdha, duke marrë parasysh se luaja në një nga kampionatet më të fortë në Evropë. Shpresoj se në të ardhmen do të kem mundësi të luaj më tepër që nga fillimi dhe do të dëshmoj kualitet e mia", ka deklaruar Ibraimi, i cili megjithatë ishte i kënaqur nga paraqitja e tij. Në javën e ardhshme, ekipi i Schalke do të luajë në terren vendës kundër ekipit të Kolnit, të dielën në kuadër të javës së 22-të. Përndryshe, ekipi i Schalke gjendet në vendin e tretë, vetëm tri më pak nga dy të parët (Bayeri dhe Bayerni) që kanë nga 45 pikë.
Serbët në kërkim të vajzave shqiptare
Serbi Vidan Mitrovic banon 40 kilometra pranë Beogradit dhe ka ardhur në fshatin Grudë të Shkodrës së bashku me familjaret e tij, për një vizite ...- Me fakultet punojnë pastrues!
- Gjykohet tre zviceran që rrahën shqiptarët
- "To Vima": Uashingtoni propozon "Republika Veriore e Maqedonisë"
- Tërmet në Kosovë - epiqendra e tërmetit afër Istogut
- Serbia ka probleme me gjithë rajonin
- Maqedonasit vjedhin 1,57 milionë euro
- Lazim Destani shembulli model për shoqërinë tonë
- S’ka rroga para 20 marsit!
- Delegacioni bleg s’kishte përkthyes në Likovë
- S’ka kush të turpërohet (56)
- Serbët në kërkim të vajzave shqiptare (53)
- Rikthehet 2001-shi (45)
- Kim Mehmeti: Shqiptarët ta djegin enciklopedinë në mes të Shkupit (40)
- Osmani: Për partinë po punojmë në terren (39)
- EKSKLUZIVE - Xhezair Shaqiri-Hoxha: Është koha për bashkimin e shqiptarëve (34)
- Mrekulli në Dagestan, pjesë të Kuranit në trupin e fëmijës! /VIDEO/ (31)
- Shumë zhurmë (31)
- Përsëri te varri i dëshmorit! (30)
- Mexhiti, Arifi, Ostreni dhe Bejta, të besuarit e Ahmetit (30)


Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj