Jakupi, sërish kampion i Evropës
Reprezentuesi i Maqedonisë në karate, Berat Jakupi sërish ka shkëlqyer. Kampioni evropian nga viti i kaluar ka fituar edhe një titull kampioni të Evropës në kategorinë e kadetëve (-76kg), në europianin e karatesë që po mbahet në Izmir të Turqisë. Ai në javën e parë e mundi garuesin nga Skocia, në raundin e dytë ishte më i mirë se karateisti nga Estonia, duke e mundur 3-0. Në xhiron e tretë e fitoi një karateist serb me rezultat 4-1, kurse në javën e katërt viktimë e tij ishte garuesi nga Franca (1-0). Në finale Jakupi me rezultat 1-0 e fitoi rivalin e tij nga Norvegjia dhe në këtë mënyrë me meritë e fitoi medaljen e artë. Juniorët e Maqedonisë fituan një medalje të artë, një të bronztë dhe dy vende të pesta. Në kategorinë deri më -68kg, Bojan Jovanovksi e fitoi medaljen e bronztë, duke e mundur një garues nga Sllovakia me rezultat 5-0. Në kategorinë deri më +59kg Rejhan Idrizi u mposhtë në javën e parë nga karateistja qipriote. Në këtë kampionat evropian janë duke marrë pjesë garues nga 41 shtete. Të hënën do të zhvillohen garat në kate ekipore dhe kumite në konkurrencën e juniorëve deri më 21 vjet. Garuesit e Maqedonisë janë të udhëhequr nga selektori Petar Belistojanovski dhe ndihmësi i tij Arlind Huseini.
- Gruevski kërkon shpëtim
- Cili shtet bën më së miri seks?
- Liderët partiak diskutuan për ndryshimet kushtetuese
- Beograd, Meta vijon takimet zyrtare
- Iv Leterm: Nuk më vjen keq për shkak të heqjes së vizave
- Kadriu: Skenari VMRO-BDI nxjerr jashtë skene Komitetin
- Federalizimi – kërcënim politik apo perspektivë reale për Maqedoninë
- Me fakultet punojnë pastrues!
- Tirane-Elbasan, Berisha prezanton projektin
- S’ka kush të turpërohet (57)
- Rikthehet 2001-shi (45)
- Kim Mehmeti: Shqiptarët ta djegin enciklopedinë në mes të Shkupit (40)
- Osmani: Për partinë po punojmë në terren (39)
- EKSKLUZIVE - Xhezair Shaqiri-Hoxha: Është koha për bashkimin e shqiptarëve (34)
- Mrekulli në Dagestan, pjesë të Kuranit në trupin e fëmijës! /VIDEO/ (31)
- Shumë zhurmë (31)
- Përsëri te varri i dëshmorit! (30)
- Mexhiti, Arifi, Ostreni dhe Bejta, të besuarit e Ahmetit (30)
- Mjaftë doktoruam, le të mësojmë pak (27)


Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj