“Mirë se erdhe Xherdan”
Kosovari Xherdan Shaqiri, i cili luan për FC Bazel në Ligën e parë zvicerane, të hënën për herë të parë i është bashkuar reprezentacionit zviceran.Ky njeri i vogël, është në formë të madhe dhe me afinitetet e tija mbinatyrore, e ka turbulluar tërë Ligën e parë zvicerane. Në fund të mesazheve të dërguara përmes SMS, ai nënshkruhet me XS që janë inicialet e veta të emrit dhe mbiemrit, nga ana tjetër, këto shkronja janë edhe masa e madhësisë së trupit të tij. Sipas ueb faqes së FC Bazelit, ai është i gjatë 1,69 metra. Por, ai është ekstremist i shpejtë, i shkathët dhe i fortë. Në të përditshmen zvicerane “Blick” ai është përshkruar si “i rrumbullakët, praktik dhe i mirë”. Është e mundur që të mërkurën, në ndeshjen miqësore kundër reprezentacionit të Uruguait, e cila ndeshje do të zhvillohet në St. Gallen, të luaj edhe XS Xherdan Shaqiri. Ky i fundit është pritur nga Valon Behramit, futbollist i West Hamit, në mënyrën më të ngrohtë, kurse janë përshëndetur sipas traditës shqiptare, duke i shtrënguar duart mes vete. Dy futbollistët shqiptarë janë potencial i fuqishëm i kombëtares helvetike. Përveç Behramit dhe Shaqirit, trajneri Ottmar Hitzfeld e ka ftuar edhe Albert Bunjakun, ndërkohë që mungon shqiptari i katërt Blerim Xhemaili, i cili është i lënduar gjatë një ndeshje të Parmës në Serie A. Xherdan Shaqiri deri më tani ka luajtur dy ndeshje për reprezentacionin zviceran U21 për kualifikimet në Kampionatin Evropian dhe një ndeshje miqësore për reprezentacionin U19.
- Greqia përballet me masa të reja financiare
- Jeremiç: Nuk do ta lejojmë humbjen e Kosovës
- Behrami: Spanja nuk është e pathyeshme
- Në vigjiljen e 100 vjetorit të Kongresit të dytë të Manastirit
- A e shqetëson Maqedoninë largimi i shqiptarëve pas liberalizimit të vizave?
- Maqedonia vs. Greqia
- Politikanët janë shkaktarët e shpërnguljeve
- Përmes ngritjes së busteve, deri tek rejtingu partiak!
- KE paguan biletën hyrëse për anëtarësim
- O të mjerë dilni nga ai koalicioni qeveritar që burgos e vret shqiptar! (51)
- Si ta mbrosh “Abazin” nga Ali Ahmeti (46)
- Politikanet shqiptar te terur nga pushteti maqedonas (45)
- Harun Aliu, viktima e katërt në incident (41)
- Partia e shtatë… ! (41)
- Përleshje në Radushë, vriten 4 shqiptarë (36)
- Lirim Jakupi dhe Fatos Alija të vrarë në Radushë? (36)
- Atdheu qe të ekzekuton (34)
- Veliu kalon deputet i pavarur? (32)
- Pa institucione paralele nuk ndalet likuidimi i figurave të kombit (28)


Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj