Poll: Dashuria në 'estradë'
Cili është çifti më simpatik?
Hyrje | Sport | Shqipëria mund Malin e Zi

Shqipëria mund Malin e Zi

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Supergoli i Hamdi Salihit i dha fitoren 1-0 kombetares shqiptare ndaj perfaqesueses se Malit te Zi, njekohesisht triumfi i pare ne transferte i trajnerit Kuzhe qe kur ka marre drejtimin e skuadres kuqezi.

 

Nje ndeshje mjaft e mire e kombetares shqiptare e cila gjate te gjithe minutave u tregua kompakte duke mos i lene shume hapesira sulmuesit te Romes, Vucinic i cili humbi pothuajse cdo duel me kapitenin kuqezi Lorik Cana.

Ne minuta e para kuqezinjte ishin me te rrezikshem, por ne gjuajtjet finale kemi treguar shume pasaktesi. Nga ana tjeter lojtaret e Malit te Zi u mjaftuan vetem me kotrollimin e tepert te topit duke mos rrezikuar seriozisht porten e Hidit.

Ndryshe ndodhi ne fillimin e 45 minutave te dyta, ku vendasit te zgjuar nga gjumi ishin shume prane golit te avantazhit, por Hidi u tregua i vemendshem. Rasti me i mire per tanet ishte gjuatja e Agollit, por traversa nuk lejoi qe topi te perfundonte ne rrjete.

Ne minuten e 79, disa sekonda para nderrimit Salihi shenon nje supergol duke i dhene avantazhin kuqezinjve.

Ne minutat e mbetura, Kuzhe i jep shansin disa lojtareve te rinj, gje e cila i dha freski dhe frymarrje ekipit.

Keshtu Shqiperia ka fituar miqesoren e pare ne prag te eleminatoreve te Euro 2012, nderkohe qe me 2 qershor do te ndeshet me perfaqesuesen e Andores./tch/

Subscribe to comments feed Komente (1 publikuar):

bato në 26/05/2010 18:37:59
avatar
Percjella tere ndeshjen dhe u gezova shume qe fitoi kombetarja jone.
Sikur edhe ne kualifikimet te benim keshtu rezultate!
Thumbs Up Thumbs Down
0
total: 1 | Treguar: 1 - 1

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst