Ministri i Punëve të Brendshme në Serbi, Nebojsha Stefanoviq ka shprehur shqetësim rreth armëve të paligjshme në Kosovë.
Ai ka thënë se Serbia nuk ka një pasqyrë të plotë të situatës lidhur me armët në Kosovë duke shtuar se në Serbi janë shkatërruar më shumë armë sesa në vendet e tjera.

‘Sputniku’ serb ka shtrembëruar deklaratën e tij duke e lënë artikullin me titull ‘Kosova është e armatosur deri në dhëmbë në sy të Perëndimit’.

“Tregtia e paligjshme e armëve është shtypur në mënyrë të konsiderueshme dhe është reduktuar në territorin e Serbisë por ne nuk kemi kontroll operacional mbi krahinën jugore, e për këtë janë të ngarkuar EULEX-i dhe KFOR-i. Në vendin tonë u shkatërruan pothuajse 20 mijë armë ndërsa në vende tjera sasi shumë më të vogla edhe pse ne e dimë se ka sasi të mëdha të armëve”, ka qenë deklarata e Stefanoviqit, transmeton lajmi.net.

Pas takimit me Grupin Koordinues për Luftën e trafikut të paligjshëm të armëve në Ballkanin Perëndimor, Stefanoviq ka theksuar se Serbia u bashkua me nismën gjermano-franceze për të luftuar trafikimin e armëve të paligjshme në Ballkanin Perëndimor dhe do të vazhdojë të mbetet e angazhuar për shkatërrimin dhe konfiskimin e tyre./Lajmi.net/

Loading...