Maqedoni

State departamenti paralajmëron Maqedonia nuk dëgjon

111

Porosia e fundit e State departamentit Amerikan duhet të merret seriozisht, por edhe të interpretohet si një ultimatum. Kështu thonë njohësit e rrethanave politike në Republikën e Maqedonisë.

“Mendoj se të gjitha mesazhet që vijnë edhe nga BE po edhe nga shtetet tjera janë porosi të cilat në një mënyrë orientojnë politikanët këtu që të zgjidhet kriza sipas kushtetutës. Mesazhet që vijnë nga State departamenti duhet të merren edhe më seriozisht. Shtetet e bashkuara të Amerikës dhe BE-ja kanë mekanizma për t’i marrë në përgjegjësi, me atë që ju jep izolim individual atyre që janë fajtor, i demaskojnë para qytetarëve dhe më pastaj personaliteti dhe integriteti i atij politikani vijnë në pikëpyetje dhe rrënohet. Pastaj edhe përkrahësit e tyre definitivisht nuk do të jenë në shërbim të tyre për të krijuar situat konfliktuoze, sepse do e kuptojnë adresën e fajtorëve kryesorë”, tha për gazetën Lajm, analisti Ismet Ramadani.

Në një linjë te mendimit është edhe Qenan Aliu. Sipas tij, prononcimi i State departamentit amerikan se duhet të formohet sa ma shpejtë qeveria dhe se politikanët që pengojnë procedurat demokratike duhet të thirren në përgjegjësi , jo vetëm se është serioze por duhet kuptuar në një farë mënyre edhe si ultimatum.

“State departamenti Amerikan dhe BE, me të gjitha mekanizmat që posedojnë kanë detektuar saktësisht bllokatorin e shfaqjes së këtij ngërçi dhe në fakt edhe të vet krizës , dhe kanë aktivizuar masa përkatëse diplomatike . Ju lutem, sipas konventës ndërkombëtare “pengimi i sundimit të ligjit në fakt obstruksioni për zbatimin e sundimit të ligjit dhe procedurave nënkupton vepër të rëndë penale”. Ngërçi në Maqedoni numëron ditët e fundit ose do të ketë reflektim nga bllokuesit hajdutë ose shumica parlamentare do të merë dritë jeshile për konstituimin e plotë të parlamentit dhe qeverisë dhe menjëherë e njëjta do të njihet nga SHBA-të dhe BE. Vetëm ikja nga përgjegjësia paraqet problem për pushtetarët keqbërës ndërsa etablimi i insinuatave për gjoja ,,Platformën e Tiranës,, është vetë alibi dhe sajim politik maskarenjsh”, deklaroi Aliu për Lajm.

Politikanët të cilët përpiqen që të bllokojnë formimin e Qeverisë, zhvlerësojnë stabilitetin e Maqedonisë dhe rajonit. Kështu mes tjerash thuhet në përgjigjen e Departamentit Amerikan të Shtetit, ku shtohet se këtyre politikanëve, mund t’u kërkohet përgjegjësi.

Duke u përgjigjur në një pyetje të Zërit të Amerikës në gjuhën maqedonase, zëdhënësit e Departamentit Amerikan të Shtetit kanë thënë se qytetarët kanë zgjedhur përfaqësuesit parlamentar në dhjetor dhe ka një shumicë të qartë në Parlament e cila pret që të formojë Qeveri.

“Shtetet e Bashkuara inkurajojnë liderët maqedonas që të bëjë gjithçka që munden që të formuar një Qeveri pa vonesa të mëtejshme në mënyrë që vendi të mund të vazhdojë me reformat e nevojshme për t’u bërë anëtare e plotë e familjes euro-atlantike. Politikanët të cilët përpiqen që të bllokojnë formimin e qeverisë, e zhvlerësojnë sundimin e ligjit, proceset demokratike dhe stabilitetin në Maqedoni dhe në rajon”, thuhet mes tjerash në përgjigjen e Departamentit të Shtetit.

Mes tjerash, theksohet se DASH do të punojë me partnerët evropianë për të inkurajuar këta politikanë që të ndalin opstrukcionet e tyre, duke përfshirë edhe mundësinë që të njëjtit të japin përgjegjësi për veprimet e tyre.

Althauzer: Ekziston rrugë për dalje nga kriza

Ka rrugë për të dalë nga kriza politike. Kemi rezultat zgjedhor, do të duhet të formohet qeveri, së pari të zgjidhet kryetari i Kuvendit, ka deklaruar ambasadorja e Gjermanisë, Kristine Althauzer.

“Detyrat janë në tryezë dhe me reformat duhet filluar sa më shpejtë, dhe më pas do të vijnë edhe zgjedhjet lokale me radhë, por, si thash, me renditje që e numërova”, ka thënë sot Althauzer e cila dje është për vizitë në Koçani.

 

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

To Top