STILI PROMOVUES QË MUND TË STIMULOJ REFUZIMIN !

Krijohet përshtypja se Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë dhe Bashkimi Demokratik për Integrim sikur etablojnë stilin e PËRVETËSIMIT meritorë të rrugës së INTEGRIMIT . Ky stil mund të ketë të ngjarë të stimuloj REFUZIMIN në masë lidhur me referendumin .

Është e ditur se nga praktikimi i pluralizmit në Maqedoni të gjitha partitë politike pa dallim kishin të inkorporuar në programet e tyre integrimin e vendit në BE dhe NATO si opcion pa alternativë tjetër.Çështje tjetër është se sa u angazhuan ata për këtë konform rrethanave dhe kohës .Kjo në fakt ,madje edhe në bazë të shum anketave të realizuara këto dy dekada është edhe qëndrim dhe synim i shumicës apsolute të qytetarëve të Maqedonisë pa dallim. Prandaj stili përvetësues i këtij synimi në asnjë mënyrë nuk duhet të promovohet madje edhe duke keqpërdorë vetëproklamimin me resurse shtetërore.

Dhe shih këtë, para fillimit të fushatës sipas Kodit zgjedhorë, sikur i topitën qytetarët se këta dy subjekte Lsdm-Bdi prej tani na sollën këtë ide . Madje kryeministrin Zaev si politikanin i cili zbuloi këtë ide e ndërsa Ali Ahmeti paska parë madje përtej maleve për thirje për integrimin. Zaev është politikani që mori për sipër përgjegjësinë për të zgjedhur këtë nyje tre dekadëshe ndërkaq Ali Ahmeti që për atë që nuk heziton fare për këtë proces dhe kjo është gjithsesi për tu përshëndetur, POR KUPTOHET KËTA DY SA MË SHPEJTË të ndërojnë STILIN përvetësues të meritës për idenë.

Edhe sikur këta të shohin PËRTEJ maleve, do të ishte politikisht e dëmshme të mos shohin para maleve !

( q.aliu )

Loading...