Stoltenberg: Jam i bindur se nëse në referendum votohet “për”, marrëveshja do të zbatohet

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në një intervistë për televizionin grek “Sky” thotë se “në të gjitha takimet e mia politike në Shkup, më është thënë se nëse votohet “për” në referendum, marrëveshja do të zbatohet” duke shtuar se megjithatë kjo është procese demokratik dhe NATO-ja “nuk mund të detyrojë asnjë vend të bëj diçka që nuk dëshiron”.

Në pyetjen çka nëse marrëveshja kalon në Maqedoni, por jo edhe në Greqi, duke pasur parasysh pozicionet e partnerit të koalicionit në qeverinë greke dhe kryetarit të partisë opozitare “Demokracia e Re”, Stoltenberg me qëndrim tha se do të sjellte në rrezikshmëri kredibilitetin e Greqisë.

“Unë jam i bindur se marrëveshja do të zbatohet në të dyja vendet, sepse është thelbësore për kredibilitetin kombëtar kur një vend nënshkruan marrëveshje, ndërsa ana tjetër e zbaton, atëherë dy vendet duhet ta plotësojnë marrëveshjen. Gjithçka tjetër seriozisht do të dëmtonte kredibilitetin kombëtar të secilës nga shtetet”, thotë Stoltenberg dhe shpreh optimizëm se do të plotësohen afatet kohore të marrëveshjes dhe marrëveshja do të hyjë në fuqi në fillim të vitit të ardhshëm, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç raportojnë nga AIM, duke u përgjigjur në pyetjen, çka nëse ndonjë qeveri e ardhshme në Maqedoni i përmbys ndryshimet kushtetuese dhe reformat, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s thotë se ndryshimi i Kushtetutës është proces i ndërlikuar, ndërsa pranë nënshkrimit të marrëveshjeve ndërkombëtare gjithmonë duhet të ekzistojë mirëbesimi.

“Nuk është asgjë e re te marrëdhëniet ndërkombëtare, shtetet nënshkruajnë marrëveshje bazuar në besimin minimal, dhe kjo vlen për rastin konkret për dy palët. Nëse nuk ka besim, nuk ka mënyrë të ekzistojë asnjë marrëveshje, por nuk do të mund të bëhet asnjë lloj i bashkëpunimit dhe asnjë përparim i marrëdhënieve mes vendeve”, thotë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg

Loading...