Stoltenberg, Merkel dhe Kurtz këtë javë vizitojnë Maqedoninë

Në prag të referendumit të planifikuar për më 30 shtator, në Shkup këtë javë për vizitë zyrtare do të qëndrojnë vijnë kancelarët e Gjermanisë dhe Austrisë, Angela Merkel dhe Sebastian Kurtz, si dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg.

Ardhjen e tyre e paralajmëroi kryeministri Zoran Zaev, duke theksuar se vizita e tyre këtë javë është një sinjal pozitiv, mirënjohje dhe mbështetje për Maqedoninë.

Vazhdon shitja e banesave dhe lokaleve afariste në Linda Premium Residence
E SPONSORUAR
LEXO MË SHUMË
“Të mërkurën në mbrëmje vjen Stoltenberg, për herë të dytë në gjashtë muaj, të premten kancelari austriak Kurtz, ndërsa të shtunën Merkel. Ardhja e tre burrështetasve botërorë është mirënjohje për Maqedoninë, sinjal pozitiv. Ata na e shtrijnë dorën që të shkojmë përpara”, theksoi Zoran Zaev, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij, edhe opozita është e vetëdijshme se ky është momenti për BE-në dhe NATO-n, moment kur të gjithë, siç theksoi, duhet të jemi së bashku dhe të bashkohemi për Maqedoninë evropiane. Zaev theksoi se është i bindur se qytetarët e Maqedonisë do ta njohin dhe nuk do ta humbin shansin historik që do ta sigurojë ardhmërinë e shtetit dhe gjeneratave të ardhshme.

Merkel të shtunën vjen në Shkup, siç paralajmëroi zëdhënësi i saj Steifen Zeibert, që nga dora e parë të formojë përshtypje për referendumin vijues.

Mesazh për inkurajim mbrëmë dërgoi edhe përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri Federica Mogherini. Ajo porositi se Maqedonia duhet t’i shfrytëzojë mundësitë që i ofrohen edhe për fillim të negociatave për inkuadrim me BE-në.

Loading...