Stop! Boll e mbajtët vendosur flamurin francez në profilet tuaja

 Nga Jonathan C. Rothermel*

Pas atentateve të ndodhur mbrëmjen e së premtes në Paris, mbështetja ndërkombëtare për Francën dhe kundër terroristëve ishte mbreslënëse. Presidenti i SHBA-së Barack Obama doli në konferencë për median, për të shprehur mbështetjen e tij të plotë për Francën.

Edhe presidenti kinez, Xi Jinping ka kontaktuar menjëherë presidentin e Francës, Francois Hollande duke e ngushëlluar për humbjet dhe duke u zotuar për bashkëpunim të gjatë kundër luftës ndaj terrorizmit.

Mbështetjen për francezët në një mënyrë tjetër, e kemi bërë edhe ne. Në media dhe rrjetet sociale thuajse gjithçka, shumë fotot janë veshur me ngjyrat e flamurit francez, për të shprehur solidaritetin e tyre. Ngjyrat franceze, blu, bardhë dhe të kuqe, e gjen në çdo rrjet social dhe profil.

Megjithatë, sulme të shtetit Islamik ISIS dhe grupeve terroriste kanë ndodhur kohët e fundit edhe në vende të tjera. Pak ditë para sulmeve të Parisit, dy kamikazë që ishin pjesë e Shtetit Islamik hodhën veten në erë dhe vranë të paktën 43 persona. Ngjarja ndodhi në Bejrut, Liban.

Vetëm dy javë më parë, një avion rus shpërtheu në ajër mbi Gadishullin Sinai. Grupi terrorist i Shtetit Islamik me padurim mori përgjegjësinë për masakrën, ku vdiqën 224 persona.

Muajin e kaluar, dy kamikazë, të dyshuar për lidhje me grupin terrorist ISIS,  vranë mbi 100 njerëz në kryeqytetin turk, Ankara. Ky ishte sulmi më vdekjeprurës terrorist në historinë e Turqisë.

Nuk ka absolutisht asnjë dyshim se ne duhet të mbështesin aleatin tonë Francë. Megjithatë, sulmet në Francë, e kanë vënë luftën kundër Shtetit Islamik në një kryqëzim kritik.

Kandidati për President në SHBA, Jeb Bush iu referua sulmeve si “një përpjekje e organizuar për të shkatërruar civilizimin perëndimor.”

Pas sulmeve të Parisit, thirrje për të mos pranuar më refugjatë sirianë dhe irakienë që largohen prej vendit të tyre të shkatërruar nga lufta, janë intensifikuar. Presidenti francez Hollande mbylli menjëherë kufirin francez si pasojë e sulmit. Politikanët në të gjithë Europën, duke përfshirë edhe Gjermaninë dhe Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuar se ekstremistët po vijnë së bashku me refugjatët.

Sulmet në Paris, që shkaktuan të paktën vdekjen e një amerikani, ndodhën pranë një godine të SHBA ku bëhen thirrje për të mbrojtur vlerat dhe liritë perëndimore.

Kandidati për president Donald Trump, tha se sulme të tilla e justifikojnë krijimin e një muri përgjatë kufirit jugor të SHBA. Por në fakt kjo gjë do të sillte ndarjen e botës. Prandaj mjaft e mbajtët flamurin e Francës në profilin tuaj, sepse tragjedi të tilla dhe më të mëdha kanë ndodhur edhe në vende të tjera.

*Usnews.com

Loading...