Struga Trim Lum sot është ndarë me trajnerin e tij, Aleksandar Tancevski, mëson gazeta Lajm.

Ndarja ka ndodhur pas humbjes nga Vëllazërimi në shtëpi, dhe drejtuesit strugan po shqyrtojnë mundësinë e angazhimit të një trajneri të ri.

Nën drejtimin e tij, struganët shënuan 6 fitore, 3 barazime dhe 2 humbje.

Struga Trim Lum është lider i ligës së dytë në grupin e perëndimit me 21 pikë pas 11-të javësh.

Në javën e ardshme, struganët janë mysafir të Teteksit në Tetovë.

Loading...