Struga Trim Lum ka fituar derbin e javës së dytë në Ligën e dytë-perëndim, që njëherësh ishte derbi shqiptar kundër Vëllazërimit në Kërcovë me rezultat 1-0. Golin e fitores e ka shënuar Cvetanovski në minutën e 89-të takimit, që solli gëzim të madh në radhët e tyre.

Ndryshe, ndeshja ka qenë e hapur dhe e pëlqyeshme nga të dyja ekipet dhe me raste serioze para dy portave, por që u shënua vetëm një gol.

Për struganët kjo ishte fitorja e parë në kampionatin e ri, kurse për kërcovarët humbja e dytë, pas disfatës me Llabunishtën me rezultat 1-0. Tani Struga TL ka katër pikë, kurse Vëllazërimi ende pa pikë.

Loading...