Futbollistët e Struga Trim Lum sot i filluan përgatitjet për pjesën pranveror të kampionatit në ligën e dytë – perëndim me qëllim që të luftojnë për hyrje në ligën e parë të Maqedonisë.
Futbollisti me përvojë i kësaj skuadre Flamur Tairi deklaron se qëllimi i klubit është të hyjnë në elitën e futbollit vendor.
“Po, ky është synimi ynë. Sot kemi filluar me përgatitje dhe shpresoj të përgatitemi mirë me qëllim që të luftojmë për inkuadrim në ligën e parë të Maqedonisë. Mendoj se kemi kualitet dhe me përgatitje cilësore dhe disa përforcime shpresojmë të ngjitemi në kategorinë e parë’, tha Tairi.
Gjatë afatit kalimtar Struga trim lum është përforcuar me mesfushorin ofensiv Antonio Kallanoski, ishlojtar i Sileskit.
Struga Trim Lum sezonin e parë e përfundoi në vendin e tretë me 24 pikë, një më pak se i dyti Gostivari dhe Vëllazërimi, kampion vjeshte./lajm