Në ujin për pije në fshatrat e Strugës, Frëngovë dhe Oktisi ka baktere të rrezikshme. Nga Qendra për shëndet Publik në Ohër thonë se në të dyja sistemet e ujit është konstatuar se nuk ka prani as edhe të klorit, që do të thotë se uji nuk guxon të përdoret.

“Në Frëngovë në ujë ka Esherihia koli, ndërsa në Oktisi ka edhe Esherihia koli dhe Entero kokë. Ato janë baktere infektive që tek njerëzit shkaktojnë sëmundje të zorrëve me diarre dhe efekte të tjera anësore”, tha Atanasko Mihailov, drejtor i Qendrës së Shëndetit Publik në Ohër.

Problemi me klorimin e ujit në Strugë, thotë Mihajlov, është vazhdimisht i pranishëm. Analizat e ujit që Struga i përdor për pije kanë treguar se nuk ka klor për arsye të mosfunksionimit të aparatit për klorim. Por, drejtori i Ndërmarrjes Publike Proakva, për pjesën e Strugës, Akif Ajro thotë se nuk është e vërtetë se uji në Strugë nuk ka klor. Ai e theksoi edhe problemin e furnizimit me ujë të fshatrave.
Nga komuna Strugë thonë se i kanë paralajmëruar këto fshatra se uji nuk është për pije. Kohët e fundit edhe në ujësjellësin e Strugës u konstatua prani e Esherihia koli, por pas klorimit ajo përsëri ishte e sigurt për përdorim.

Loading...