Prindërit e nxënësve të shkollës fillore “Vllezërit Milladinov” në Strugë kanë ngritur zërin kundër kushteve të mjerueshme ku mësojnë mbi 300 fëmijë. Ata kërkojnë dislokim në një godinë tjetër shkollore ose riparim të objektit ekzistues.

“Unë shpreh keqardhje që i lëshojmë fëmijët në një shkollë të këtillë. Kjo është e tmerrshme. Brenda gjendja është katastrofale. Kjo shkollë urgjentisht duhet të mbyllet dhe nuk duhet të ekzistojë”.
“Në këtë shkollë kam mësuar unë, ndërsa jam 64 vjeç. Kuptohet se si janë kushtet”.

Prindërit shprehen të tmerruar edhe për faktin që kur bie shi, në shumë klasa depërton uji.
Nga pushteti lokal shfajësohen dhe theksojnë se zgjidhja e problemet varet nga Ministria e Arsimit.
Ndryshe, që vitin e kaluar komisioni të cilin e ka formuar komuna ka konstatuar se në këtë shkollë nuk ka as kushte minimale për mësim.

Loading...