Kulturë

Strugë, pjesëmarrës nga të gjithë trojet shqiptare në festivalin “Këngë Jeho” (VIDEO)

Kenge-jeho

Me një paradë të pjesëmarrësve, në Strugë filloi festivali i 26 -të i folklorit shqiptar Këngë Jeho. Në të marrin pjesë 16 ansamble folklorike nga Maqedonia, Shqipëria, Kosova, Presheva dhe Bujanoci. Publiku do të kënaqet me paraqitjet e këngëve shqiptare, valleve dhe zakoneve, por edhe do të njihet me kostumet tradicionale shqiptare nga të gjitha trevat ku ata jetojnë. Disa nga ansamblet folklorike vijnë për herë të parë në Strugë, ndërsa të tjerët marrin pjesë për disa vjet.

“Këngë jeho” është një nga manifestimet më të mëdha kulturore të shqiptarëve në Ballkan dhe më i madhi i këtij lloji në Maqedoni i filluar që nga viti 1991.

To Top