Strumicë, Cavkov sulmon fotografin, a do të kthehet sërish në burg ?

Një banor i Strumicës është sulmuar nga shoqëria e ish ministrit të punëve të brendshme Mitko Cavkov, në një kafe afër Ujërave të Koloshenës, transmeton Almakos.

Incidenti ka ndodhur rreth orës 18 në Hanin Podgoras, atje banori i Strumicës fizikisht është sulmuar nga katër personi, midis të cilëve sipas padisë së të dëmtuarit ka pasur edhe inspektor nga SPB Strumicë.

Sulmuesit e kanë goditur në trup, e kanë shtrirë në tokë dhe ia kanë lidhur duart.

Sulmuesit kanë qenë në shoqëri të ish ministrit, Mitko Cavkov, i cili viktimës iu është drejtuar me fjalët “çka po më fotografon”.

Ai dhe shoqëria e tij e kanë lëshuar vendin e ngjarjes dhe me tre automjete kanë ikur.

Incidenti po hetohet.

Loading...