Studentët shqiptarë nga Severna Makedonija të Univeristeteve të “shqiptare”, nuk janë zgjuar akoma nga gjumi letargjik për më shumë se dy dekada. Si në çdo shtet ndodh shpesh herë që rinia studentore vihet në ballë të protestave dhe pakënaqësive që i bëhen një populli. Rinia studentore shqiptare në”dërzhavën Severna Makedonija fle gjumë” dhe nuk i “kërcet as i ha palla” për të ardhmen e tyre dhe të popullit të tij, ku shumica janë angazhuar më shumë në aktivitete bixhozi dhe kumari. Kjo është paraqitja e jashtme që mbretëron në Universitete me mësim në gjuhën shqipe. Stutentët shqiptarë në vend të solidarizohen me studentët e Tiranës dhe gjithë Shqipërisë të cilët protestojnë për kushte më të mira, këta tanët kanë njëmijë e një arsye për të protestuar por ata përsëri “flejnë gjumë”. Në kohën kur vendoset për emrin dhe statusin politik të shqiptarëve me ndryshimet politike ku shqiptarët sipas të gjitha gjasave do të vazhdojnë të mbeten popull që do të përfaqësojë vetëm shifra dhe jo emër dhe identitet shqiptar, heshtin rinia studentore dhe ata që nuk duhet që të heshtin siç janë partitë shqiptare kolaboracioniste duke miratuar skllavërinë e re me ndryshimet kushtetuese. Rinia studentore si forca më vitale e një kombi do të duhej të ishte organiztore dhe promotori i protestave antiqeveritare për barazi të plotë në këtë vend, por fatkeqsisht ajo hesht dhe vazhdon të qëndrojë indiferente për fatin dhe të ardhmen e popullit shqiptar në trojet e tyre të Ilirisë. Kohë nuk ka më për të humbur, nesër do të jetë vonë kur gjeneratat dhe brezat e ardhshëm do të na akuzojnë për indiferencë dhe tradhëti kombëtare si partitë politike edhe studentët që pranuan heshturazi skllavërinë e re. Zgjohu shqiptar, sa nuk është vonë! Medai Shaholli

Loading...