Maqedoni

Studentët e UT-së kanë mundësi të studiojnë në SHBA, me të gjitha shpenzimet e mbuluara! Ja si aplikohet! (Foto)

ut 1

 

Në Universitetin e Tetovës u prezantua programi Fulbright Scholar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Përfaqësuesi i kësaj Ambasade,  Gazmend Ilazi, para studentëve dhe stafit akademik prezantoi bursat të cilat i ofron Ambasada e SHBA-ve.
Ai theksoi se ideja e prezantimit është që t’u mundësojmë studentëve informata nga dora e parë, pse duhet të aplikojnë dhe si shkon procedura e aplikimit dhe e zgjedhjes së kandidatëve, të cilët janë të interesuar t’i vazhdojnë studimet e tyre në një nga universitetet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. “Për momentin janë katër shpallje për aplikime për bursa të ndryshme. Ka një mundësi për studentët të cilët janë në vitit të parë dhe të dytë, që të bëjnë studime një semestrale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe mundësitë për studime pasuniversitare.
Bursa ka edhe për profesorë, në 7 institute amerikane dhe një mundësi tjetër është për nxënësit e shkollave të mesme, nga mosha 16 dhe 18 vjeçare.
Bursat që ofrohen nga Ambasada e SHBA-ve i imbulojnë të gjitha shpenzimet, duke filluar nga viza deri në biletën kthyese”, tha Gazmend Ilazi, pëfqësues i çështjeve edukative nga Ambasada e SHBA-ve.
Po ashtu, informacione shtesë për të gjitha këto bursa mund të gjeni edhe në ueb faqen e Ambasadës: https://mk.usembassy.gov/, dhe po ashtu, disa nga këto bursa janë të shpallura edhe në ueb faqen e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të Repubikës së Maqedonisë.

Image may contain: 14 people, people sitting and indoor

Image may contain: 1 person, standing

Image may contain: 9 people, people sitting

Image may contain: 23 people, people smiling, people sitting

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

To Top