Sot u mbajt maratoni tradicional në Shkup. Nga njerëz me sindrom “down”, kishte njerëz të cilët vraponin në patarica, njerëz të cilët vraponin bashkë me prindërit e tyre në moshë duke i shtyrë me karrocë, si dhe shumë dukuri të tjera me përmbajtje humane. Ky është edhe qëllimi i maratonës humanitare.

Ajo që dalloi këtë vit prej viteve tjera, ishte mesazhi i një studenti shqiptar i cili kishte dhënë një mesazh shum emocional në mbishkrimin e tij të ngjitur në shpinë.

Bëhet fjalë për studentin e mjekësisë Zuhri Kamberi.
Ai kishte vënë mbishkrimin “WE RUN TO GERMANY”, ose “VRAPOJMË PËR GJERMANI”.
Ky mesazh preku shumë njerëz, për arsyen e derdhjes së llahtarshme të trurit jashtë vendit, e sidomos të mjekëve, në Evropë, gjegjësisht Gjermani.

Këtë rast e kishte komentuar edhe një gjerman i cili për habi kishte vrapuar pas studentit, ndërsa në formë shakaje i kishte thënë se “Gjermania është nga ajo anë, jo këndej”.

Loading...