Studentja maqedono-australiane, Irena Nikollova, vazhdon të shprehë autokritikë në llogari të politikës së shtetit maqedonas ndaj shqiptarëve. Në postimin e fundit në facebook, ajo vlerëson se duhet të ndryshojë flamuri i Maqedonisë, i cili duhet të ketë karakter multietnik.
“Ne ende jetojmë në vitete 50-ta. Po të isha unë në kreun e vendit tim, do ta ndërroja fejk-flamurin (flamurin e rrejshëm) që të reflektojë multikulturalizëm. Nuk jemi vend etnik, por jemi vend multikulturor. Shqiptarët si popull autokton do t’i fitonin të gjitha të drejtat bashkë me etnitë tjera. Në BE shkohet me vlera demokratike, jo me mentalitet shovinist dhe urrejtje ndaj bashkësive tjera”, ka shkruar Nikollova.

Loading...