Një dush në ditë është mënyra e duhur për t’u relaksuar.

Një studim së fundmi ka treguar se kjo nuk është vetëm një alternativë për të harruar streset e ditës.

Sipas tij, një dush mund të jetë më efektiv në trajtimin e depresionit sesa stërvitja.

Shkencëtarët në Universitetin e Freiburgut në Gjermani i kërkuan 45 personave të cilët vuanin nga depresioni që të bënin 30 minuta banjë të ngrohtë çdo ditë për tetë javë. Më pas ata duhet të rrinin për 20 minuta të tjera të mbështjellë me një batanije dhe me një shishe me ujë të nxehtë.

Grupit-objekt studimi iu dha një shkallë depresioni për të përshkruar gjendjen e tyre pas eksperimentit, gjë që tregoi se mirëqenia mendore e tij u përmirësua mesatarisht me gjashtë pikë.

Megjithëse zakonisht rekomandohet stërvitja për të ndihmuar në trajtimin e depresionit, ky studim tregoi se ata që bënin një banjë të ngrohtë vlerësonin me tre pikë më shumë gjëndjen e tyre mendore, se sa ato të cilëve iu kërkua të bënin 45 minuta stërvitje aerobike në javë.

Teoria është se duke qenë se një dush i ngrohtë ndihmon për të rritur temperaturën e trupit tuaj, ai mund të forcojë dhe sinkronizojë orën tuaj të trupit ose ritmet rrethuese.

Tek njerëzit në depresion, ky ritëm mund të ndërpritet ose të vonojë për disa orë.

Kështu, nëpërmjet vajrave esenciale, gjeni kohë për t’u çlodhur dhe për të bërë një banjë që është më e nxehtë se temperatura e trupit tuaj, midis 40 gradë celcius dhe 45 gradë celcius do ishte perfekte.

Loading...