Rajon-Botë

Suedia rrëzon akuzat për përdhunim ndaj themeluesit të Wikileaks

auto__96114891_039558166-11495195249

Drejtorja e Prokurorisë Publike të Suedisë ka vendosur të rrëzojë hetimin për përdhunim ndaj themeluesit të Wikileaks, Julian Assange. Marianne Ny tha se urdhri i arrestit ishte revokuar.

Assange, 45 vjeç, ka jetuar në ambasadën e Ekuadroti në Londër që nga viti 2012 nga frika se ekstradimi për në Suedi do të bëntë që ai ekstradohej për në SHBA.

Policia e Londrës tha se ata ende ishin të detyruar ta arrestonin atë nëse do të largohej që aty.

Per Samuelson, avokati suedez i Assange, tha se vendimi i prokurorit të premten ishte një fitore e plotë për klientin e tij.

Paditësja për përdhunimin ishte tronditur nga vendimi, tha avokatja e paditëes dhe i mbajti akuzat kundër Assange, siç njofton agjensia e lajmeve France Press.

Por prokurorja Ny, në një konferencë shtypi të premten tha se Assange e kishte shmangur ushtrimin e urdhër-arrestit europian që do ta kishte dërguar atë për në Suedi.

“Ne nuk mund të presim të ndihmomeni nga Ekuadroi në lidhje më këtë. Prandaj hetimi ndërpritet,” tha ajo

To Top