Rajon-Botë

Suedia tërheq akuzën për dhunim ndaj themeluesit të Wikileaks, Assange

assange

Drejtori i Prokurorisë Publike në Suedi ka vendosur të hedhë poshtë hetimin për dhunim ndaj themeluesit të “Wikileaks”, Julian Assange, raporton BBC dhe media të tjera ndërkombëtare.

Vendimi është marrë para verifikimit që i bën gjykata e Stokholmit kërkesës së avokatëve të Assange për të hequr dorë nga urdhri për arrestimin e themeluesit të faqes së internetit ku u publikuan një mori dokumentesh sekrete të shërbimeve të ndryshme amerikane.

Assange, prej vitit 2012 është duke jetuar brenda Ambasadës së Ekuadorit në Londër, në përpjekje për ta evituar ekstradimin në Suedi, përcjell në shqip Gazeta Express.

Ai e shprehte shqetësimin se nëse dërgohet në Suedi mund të ekstradohet për në SHBA.

Ai, në SHBA mund të përballet me gjykatën amerikane pas rrjedhjes së qindra mijëra dokumenteve sekrete të ushtrisë dhe diplomacisë amerikane.

To Top