Me tërheqjen dhe futjen në funksion përsëri të ligjit të ri për formimin e Universitetit “Damjan Gruev”, vetëm kësaj here me tre fakultete plus, VMRO-DPMNE e pranoi se Interpelanca për kryetaren e Komisionit për arsim, Olga Najdenovska është me bazë, theksoi Goran Sugarevski, koordinator i grupit parlamentar të LSDM-së, transmeton TetovaSot.

Ky është edhe një pranim i madh i asaj se VMRO-DPMNE po punon në mënyrë të paligjshme.

Puna e paligjshme të VMRO-DPMNE-së harxhoi shumë para të qytetarëve për seanca jo të rregullta të Komisionit për arsim.

Një sjellje e këtillë e ligjit në mënyrë trafiku për formimin e Universitetit me procedurë të shkurtuar është edhe një vërtetim i madh se VMRO-DPMNE-ja më me rëndësi e ka që t`i punësoje ushtarët partiak, sesa arsimi në Republikën e Maqedonisë.

Loading...