Ka qenë mjaft aktive këtë verë.
Fjala është për moderatoren dhe këngëtaren shqiptare, Luana Vjollcën e cila këtë vit po korr suksese të mëdha, shkruan lajmi net.

Me lansimin e dy këngëve “Mi dhe flakë mallit tim” dhe “Vetëm ty”, Vjollca ka rrëmbyer vëmendjen e të gjithëve.

Projektet e saj u bënë tejet të pëlqyera nga publiku, sa që thyen rekord shikueshmërie në kanalin zyrtar, Youtube.

E fundit këngë e realizuar në Gjakovë tashmë numëron mbi 3 milionë klikime, sukses ky tejet i madh për prezantuesen pasi kanë kaluar vetëm dy javë.

Nga ana tjetër, ajo së shpejti po ashtu fillon me emisionin e saj në të cilin ka paralajmëruar puntata të shumta. /Lajmi.net/

#VetemTy 3milly today 💕💕💕 (link in bio)

A post shared by LUANA (@luanavjollca) on

Loading...