Ndërtesa e bardhë e selisë qendrore të VMRO-së është përlyer me ngjyrë. Ende nuk është e qartë se kush janë autorët, por ngjarja ka konciduar me protestën e mbajtur nga kundërshtuesit e marrëveshjes për emrin me Greqinë, e organizuar nga “Të rinjtë për Maqedoninë”.

Protestuesit gjatë organizimeve të tyre i kanë bërë thirrje partisë opozitare që t’u bashkohet këtyre protestave, por drejtuesit e VMRO-së nuk iu janë përgjigjur këtyre thirrjeve. /SHENJA/

Loading...