Një sulm është ndërmarrë nga persona të paidentifikuar ndaj xhamisë Ferhadiye e cila është një prej veprave më të rëndësishme osmane në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe e cila ishte shembur nga serbët gjatë luftës në Bosnje.

Në një deklaratë nga Myftinia e Banja Luka-s njoftohet se në ditën e tretë të Kurban Bajramit persona të paidentifikuar kanë kryer një sulm të armatosur ndaj xhamisë në qytetin Banja Luka të Bosnjë dhe Hercegovinës, e cila u hap për adhurim në vitin 2016 pas restaurimit të saj nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA).

“Sulmi i kryer ndaj xhamisë Ferhadiye është një sulm i kryer ndaj gjithë neve, sepse xhamia është një trashëgimi e lënë për të gjithë muslimanët. Ajo është trashëgimi kulturore dhe historike e të gjithë qytetarëve”, thuhet në deklaratë.

Teska ngjarja është cilësuar si “sulm terrorist”, autoriteteve përkatëse i është bërë thirrje për ndëshkimin e autorëve të sulmit.

Si pasojë e ngjarjes nuk ka viktima apo të lënduar, ndërsa nuk është dhënë informacion nëse ka patur dëme apo jo në xhami.

Xhamia e ndërtuar në 1579 nga guvernatori i Bosnjës, Ferhat Pasha në Shtetin Osman, u shemb nga serbët më 7 maj 1993 gjatë luftës në Bosnjë. Ajo u restaurua më pas me mbështetjen e madhe të Turqisë. /AA/

Loading...