Sulmet e së premtes nga militantët islamikë në Paris ishin planifikuar dhe organizuar nga Siria, kryeministri francez Manuel Valls ka thënë.

Ai shtoi se autoritetet besojnë se sulme të reja terroriste janë duke u planifikuar në Francë dhe në vende të tjera evropiane, shkruan “BBC”, përcjell “zeri.info”.

Një total prej 129 njerëz vdiqën në sulmet që ndodhën në bare, restorante në një sallë koncertesh dhe në Stade de France.

Franca do mbajë një minutë heshtje në mbarë vendin në mesditë sipas orës lokale (11:00) për viktimat.

Një kërkim i madh po bëhet për të gjetur bashkëpunëtorët e grupit islamik që kanë kryer sulmin.

Valls tha se, Franca ka të bëjë me një “ushtri terroriste”, në vend të një grupi të vetëm terrorist.

“Ne e dimë se operacionet janë duke u përgatitur, jo vetëm kundër Francës, por kundër  vendeve të tjera evropiane gjithashtu,” tha ai, cituar nga agjencia e lajmeve AFP.

Pesë janë identifikuar gjatë fundjavës, dhe të hënën janë emëruar dy nga prokurori Parisit si Ahmad al-Muhamedit dhe Samy Amimour.

Al-Mohammad është thënë të jetë nga Siria. Sulmuesit e tjerë të përmendur deri më tani janë të gjithë nga Evropa.

Amimour do të përballet me akuza për terrorizëm në Francë. /ZËRI/

Loading...