Sulmi ajror Izraelit në Siri, vriten 3 milicë Iranianë

Tre pjesëtarë të milicisë iraniane u vranë në sulmin ajror gjatë natës së mbrëmshme të kryer nga forcat izraelite në Siri, transmeton Anadolu Agency (AA).

Mediat iraniane raportuan se baza ajrore Tiyas në rrethin perëndimor Homs është sulmuar ndërsa pjesëtarët e milicisë iraniane që humbën jetën janë Ammar Mousavi, Akbar Zavar Jannati dhe Mehdi Lotfi Naysar.

Regjimi sirian i Bashar al-Asadit tha se baza u sulmua rreth orës 4:00 të mëngjesit, sipas orës lokale, ndërkohë që njoftoi se ka patur edhe viktima.

Ndërkohë Rusia tha se dy avionë luftarakë të tipit F-15 bombarduan një bazë ajrore në Siri.

Thuhet se regjimi nisi sulme kimike në Gutën Lindore nga baza ajrore.

Raportet e pakonfirmua poashtu sugjerojnë praninë e forcave iraniane në bazën ajrore.

Loading...