Ministria e Punëve të Brendshme ka zbuluar identitetin e personit që dje sulmoi ekipin e Nova TV. Bëhet fjalë për shkupjanin A.B 38-vjeçar.

Kundër tij do të ngrihet kallëzim për dhunë thonë nga MPB.

“MPB-ja është e vendosur që ta ndalojë praktikën e mëparshme për mosdënimin e sulmeve dhe pengimin e gazetarëve në punën e tyre. Në këtë kontekst MPB informon opinionin se SPB Shkup pas aktiviteteve të ndërmarra, ka zbuluar identitetin e personit që dje sulmoi gazetarët e Nova TV. Bëhet fjalë për A.B (38) nga Shkupi”, thonë nga MPB.

Ndryshe, gjatë ditës së djeshme është sulmuar ekipi i Nova TV në lagjen Aerodrom të cilët kanë qenë duke inçizuar mbledhjen e nënshkrimeve kundër ndërtimit të kampeve për refugjatët nëpër komunat e Maqedonisë

Loading...