Sulmi në Paris është sulm ndaj vlerave universale

Rilindja Demokratike Kombëtare shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjarët e viktimave të sulmit në Paris, në këto momente të vështira për popullin francez në përgjithësi. Këto janë raste ku e gjith bota demokratike duhet bashkarisht të ndajë dhembjen me popullin francez në momentet më të vështira të jetës së tyre.

Rilindja Demokratike Kombëtare thekson se akti i sulmit në Paris është një sulm jo vetëm ndaj Francës, por një sulm ndaj gjith vlerave universale dhe se ky akt abnormal duhet të dënohet ashpër nga gjith njerëzimi në ruzullin tokësorë. Ky akt duhet urgjentisht të bashkojë gjith kombet e vullnetit të mirë, pavarsisht religjionit ose çdo kategorizimi tjetër shoqërorë, sa nuk është vonë sepse këto akte abnormale shpejt mund të shndërrohen në akte normale të sjelljes duke shkaktuar kaos të vërtetë me viktima edhe më të rënda për njerëzimin.

Ngushllime të sinqerta edhe njëherë për popullin francez.

Loading...