Sulmohet fizikisht një burrë në Shkup

Shkupjani SH.SH (73) dje në orën 13:45, fizikisht është sulmuar nga një mashkull i panjohur.

Incidenti ka ndodhur në rrugën “Velko Vllahoviq”, ndërsa sipas pohimeve të burrit 73 vjeçar, personi i panjohur ka tentuar t’i shkaktoj lëndim me thikë, por SH.SH ka arritur të ikë dhe të kërkojë ndihmë në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “Sh. Naumi i Ohrit”.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme informojnë se rasti është paraqitur mbrëmë në orën 22:30.

Ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

Loading...