Sulmohet në mal patrulla e policisë maqedonase

Është sulmuar një patrullë e policisë maqedonase e përbërë prej tre policëve. Sulmi fizik ka ndodhur në mal, respektivisht në kompleksin e manastirit “Shën Nikolla” afër fshatit Psaçë të Kriva Pallankës.
Për këtë sulm policia ka ngritur padi penale kundër personave R.M. (54), А.М. (28) dhe V.М. (32), të gjithë nga fshati Psaçë.
Ata akuzohen se më 2 gusht kanë kryer vepër penale “sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së punëve nga sfera e sigurisë”, shkruan Gazeta Lajm.
Një sulm tjetër ndaj policisë ka ndodhur në rrugën “Skupi” në Shkup. Në këtë rast, 31 vjeçari Xh.I. nga Shkupi akuzohet se të dielën në mbrëmje (05.08.2018), ka sulmuar fizikisht një polic gjatë kryerjes së detyrës.

Loading...