Sulmohet patrulla e policisë maqedonase në mal afër kufirit

 

Tre policë janë sulmuar fizikisht rreth orës 10 e 20 minuta, njofton MPB. Rasti ka ndodhur të hënën, kurse sulmin e kanë kryer D.T. (54), me bashkëshorten e tij Z.T. (40) dhe djemtë adoleshentë. Sulmi ka ndodhur në fshatin Odren, Komuna Rankovc, që gjendet afër kufirit me Serbinë. Policët është dashur të intervenojnë për të konfiskuar një traktor të ngarkuar me dru në mal pa leje adekuate, pronë e 54 vjeçarit D.T., transmeton Gazeta Lajm.  Ai ka transportuar me traktor tre metra kub drunj për ngrohje. Me rastin e intervenimit të policëve, D.T. e ka goditur me shkop hekuri një polic, bashkëshortja e tij ka kafshuar një polic tjetër, kurse njëri prej djemve adoleshentë ka goditur me dorë njërin prej policëve. Sulmuesit janë arrestuar dhe janë dërguar në stacionin policor në Kriva Pallankë. Për rastin është njoftuar edhe Prokurori Publik dhe Qendra për punë sociale në Kriva pallankë.

 

Loading...