Super-komando shqiptar i përgjigjet presidentit grek: ‘BE-në ose Çamërinë’!

Ish-ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj ka reaguar pas deklaratave të Presidentit grek dy ditë më parë që kërkonte nga Shqipëria që të hiqte dorë nga Çamëria nëse do integrimin në BE. Demiraj shprehet se ‘Këto janë deklarata të një ideologjie qe i ka kaluar koha, pasi duke premtuar fuqizimin e “unitetit kombëtar grek” nuk mund te shkelesh mbi të drejtat e cdo grupi etnik”.

Shqipëria dhe Greqia janë në negociata për kufirin detar, ligjin e luftës dhe disa çështje të tjera të pazgjidhura në vite. Pala shqiptare thotë se është diskutuar edhe për Çamërinë, por grekët e mohojnë.

STATUSI I PLOTE I DRITAN DEMIRAJT
Termi “Fqinj i mirë” në politikën e jashtme është përdorur për herë të parë nga Senatori HenryClay ne shekullin e XX-të, ku parimi kryesor ishte mosndërhyrja në punët e brendshme të një vendi fqinjë.

Real-politika pohon se: “interesi kombëtar” i çdo shteti është siguria dhe mbijetesa e tij kombëtare. Politika e meparshme greke, që kishte për ideologji të gllabërimit megaloidene e “aventuriereve” Jan Katalisis dhe Zerves në ndërtimin e politikes së fqinjësisë, vazhdon nje shekull më vonë duke propaganduar nëpërmjet Presidentit Pavlopulos se: “është e pakuptimtë që udhëheqja e Shqipërisë të shtrojë cështjen Camërisë”.

Nuk është hera e parë që ky trashegimtar i Zervës, përsërit kushte për Shqipërinë, ku vetem vjeshtën e kaluar katër herë me radhë parashtroi kushtin grek të përdorimit të vetos për hapjen e bisedimeve të pranimit me BE, nëse Shqipëria nuk lëshon “pe” në çështjen e detit, çështjen e varrezave, proteksionin grek mbi ortodoksinë shqiptare, statusin e privilegjuar të minoritetit grek, etj.

Nuk e kuptoj pse greket vazhdojne te jenë armiqësore ndaj institucioneve, traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare. Udhëheqësit grek duhet të luftojnë kundër narrativave nacionaliste dhe retorikës nxitëse, pasi këto janë deklarata të një dekadence të një civilizimi në humbje.

Këto janë deklarata të një ideologjie qe i ka kaluar koha, pasi duke premtuar fuqizimin e “unitetit kombëtar grek” nuk mund te shkelesh mbi të drejtat e cdo grupi etnik.

Traktati Shqipëri-Greqi i 1926-s, nuk coi në mbrojtjen e të drejtave dhe të lirive të popullsisë çame nga ana e Greqisë, por u tregua i pabesë dhe mosmirënjohës ndaj rolit të shqiptarëve ne krijimin e greqise moderne, ku nga 100 heronjtë që lindën nga revolucioni grek, 90 ishin shqiptarë, të cilet luftuan si miq të popullit grek, se shtypeshin nga i njëjti pushtues.

Çamëria është viktima e tretë e barbarisë greke dhe deri diku, plotësohet mbi gjysma e planit të megaloidesë duke vendosur dhe ligjin e hiles dhe duke e tundur si këmborë deri në ditët e sotme para politikës shqiptare. Kjo, është e domosdoshme për të mos lejuar erozione të reja në sovranitetin e saj shtetëror dhe kombëtar.

Çështja shtrohet për një renditje prioritare strategjike midis sovranitetit dhe integrimit europian, ku në planin historik, sovraniteti është i përhershëm dhe i përjetshëm kombëtar, kurse integrimi europian është i përkohshëm. Pingpongu i politikes në Tiranë, ka çoroditur konceptin për interesat kombëtare.

A janë interesat kombëtare mbi ato të axhendave politike partiake dhe personale? Unë mendojë PO, por me keqardhje gjykoj se kjo nuk eshte zgjidhja e duhur për shqiptarët pasi po kërcënohet identiteti fizik, politik dhe kombetar.

Secili shtet përdor fuqinë e tij ose të paktën njërin prej komponentëve; ekonomikë, ushtarakë, politike dhe diplomatikë, ku dy të parat është e vështirë të realizohen, por ajo diplomatike është krejtësisht e realizueshme nëse ka nje vision te qarte dhe te bashkuar kombetar.

Por, qëndrimet absurde greke trajtohen si argumente ligjore dhe të arsyeshme edhe nga përfaqësues të lartë të shtetit shqiptar. Asnjë eksponent i mazhorancës nuk tha asnjë fjalë.

Si shtetas shqiptar i përgjegjshëm, i edukuar dhe trajnuar për atdhedashuri, ku kam dhënë modestisht kontribute jo të vogla në drejtim të sigurisë kombëtare si dhe në kuadër të Aleancës së NATO-s (misionet luftarake ndërkombëtare), i bëj thirrje autoriteteve shqiptare dhe bashkeqytetareve pa dallime partiake, të tregojne me shume dinjitet kombëtar, për të reaguar ndaj fyerjeve të klaneve ekstremiste antishqipare./ZgjohuShqiptar.info

 

Loading...