Pas startit të ashpër të mbrojtësit të Makedonija GjP, Stojcevski, kanë ardhur lajme të gëzueshme për gjendjen shëndetësore të mesfushorit të Vëllazërimit nga Kërcova. Burhan Aliji.

Sic njofton vet lojtari kumanovar, kontrollet mjekësore kanë treguar se ai nuk ka ndonjë lëndim serioz në këmbën e tij të djathtë.

Madje duket si e pabesueshme, por ai sot ka stërvitur me bashkëlojtarët e tij.

“Dje isha në kontrollë dhe për fat të mirë nuk kam ndonjë lëndim të rëndë. Kam kaluar vetëm me dëmtim të gjurit. Sot kam stërvitur dhe pres të jem gati në lojë në derbin kundër Gostivarit”, ka deklaruar Aliji, i cili njihet si një luftëtar i madh në fushë, i fuqishëm fizikisht ose ndryshe thënë si njeriu i hekurt që nuk dorëzohet lehtë./lajm

Loading...